Naftëtarët të zhgënjyer: Ende nuk kemi marrë një zgjidhje për situatën tonë, mbetemi mes rrugëve

0

Naftëtarët si çdo ditë tjetër vijnë para uzinës për të pirë kafenë por sot janë përballur me një problematikë sa i përket çështjes së tyre duke u ndjerë si të hedhur në rrugë.

Edhe pse marrëveshja me qeverinë Rama nuk ka përfunduar, përsëri vijon mos të ketë zgjidhje. Ajo cfarë bie në sy është fakti i mos-reagimit të institucioneve të drejtëisë sa i përket pagave që ende nuk janë marrë.

“Unë jam zhgënjyer sepse e kam filluar punën që 17 vjeç, sot e kam mbsuhur moshën e pensionit, por për fat të keq ja nuk po i marrim. Ne i kemi fituar me gjyqe, por nuk e dimë sesa do të jemi në gjendje të marrim rrogat.

Ka patur mjete të tonazhit të rëndë para Uzinës. Ata ikën por mjeti eskavator është futut këtu për të qenë prapë në gatishmëri. Unë i bëj thirrje kryeministrit direkt që të marrë situatën në dorë sepse duke parë këta njerëz, duhen verifikuar se kush janë”– u shpreh njëri prej naftëtarëve.

Kujtojmë që naftëtarët kanë qenë në grevë urie vitin e kaluar sa i përket faktit që nuk kishin marrë pagat, ndërsa kryeministri u ofroi një marrëveshje e cila përfundon në tetor.

Konkretisht naftëtarët kërkojnë zgjidhje për situatën, pasi do të përfundojë marrëveshje për pagesat e marra ashtu sic edhe kryeministri Edi Rama u zotua se do t’i merrnin deri në tetor ndërsa të mendohej për një zgjidhje të përhershme.

Naftëtarët kanë marrë prej një viti pagesën ndërsa duke filluar që prej tetorit pages do të ndërpritet dhe naftëtarët do mbeten të hedhur në rrugë sepse janë ende në gjyqe për cështje që ende nuk kanë marrë zgjidhje. Ka kaluar shumë kohë dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigjie nga institucionet e caktuara.

Burimi i informacionit: Fax News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu