Najada Çomo jep alarm: “Shtohet numri i të prekurve me Covid-19, të rinjtë në gjendje të rënduar shëndetësore”

0

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo gjatë mbledhjese së Komitetit Teknik të Ekspertëve ka bërë me dije se në spitalin Covid1 është rritur ndjeshëm numri i të shtruarve të cilët paraqesin një gjendje të rënduar.

Çomo u shpreh se në spitale janë shtruar dhe të rinjë të cilët kanë paraqitur një gjendje të rënduar shëndetësore si pasojë e Covid.

“Në Covid1 janë shtuar numri i të infektuarve dhe kjo do të thotë shtim i të shtruarve në spital. Vihet re një rritje e të sëmurëve të cilët kanë paraqitur një gjendje të rëndë shëndetësore.

Të shtruarit në spital fillojnë nga mosha 30-vjeçare deri ne 99-vjeçe, ndërsa mosha mesatare është 55-56 vjeç. Dua të them që të rinjtë që janë në moshë të re kanë paraqitur një formë të rënduar nga Covid-19. Dua të këshilloj mbajtjen e maskës sepse nuk po mbahet.”, u shpreh Çomo.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu