NASA:“Zemra” e galaktikës sonë në një imazh mahnitës

0

Përmes më shumë se 370 fotografive hapësinore të regjistruara nga Observatori Hapësinor Chandra X gjatë dy dekadave, NASA ka vendosur të ndajë me audiencën e saj një nga imazhet më të bukura të shkrepura ndonjëherë nga qendra e galaktikës.

Në foto shihet qartë se universi është një mozaik magjik ngjyrash, si rezultat i kombinimit të masave të gazta dhe fushave magnetike. Astronomi Daniel Wang tha se pasqyroi ekosistemin e energjisë në qendër të galaktikës me mbetjet e shpërthimeve të supernovës, vrimave të zeza dhe yjeve neutronë.

“Ajo që shohim në foto është një ekosistem energjik në qendër të galaktikës sonë. Ka shumë mbetje supernovash, vrima të zeza dhe mbeturina neutronësh. Çdo pikë me rreze X përfaqëson një burim energjik, shumica e të cilave janë të vendosura në qendër.”, vuri në dukje Daniel ëang.

Përzierja e të gjitha këtyre ngjyrave të Rrugës së Qumështit e bën spektaklin në mënyrë të pabesueshme të bukur dhe NASA na jep mundësinë “unike” për të shijuar botën magjike në qendrën e largët të galaktikës sonë – 26,000 vite dritë nga Toka.

NASA publikon foton: “Zemra” e galaktikës sonë në

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu