Ndahet nga jeta 15-vjeçari që u qëllua me plumb në kokë nga babai polic

0

I biri 15-vjeçar i një polici nga Kalifornia Veriore e Shteteve të Bashkuara, i cili u qëllua aksidentalisht me plumb në kokë nga babai javën e kaluar, ka vdekur.

Adoleshenti u qëllua nga babai në shtëpinë e tij në distriktin Onsloë rreth orës 16 e 30 minuta, më 27 dhjetor. Babai i të riut punon si polic në Departamentin e Policisë në Jacksonville, shkruan Independent.

Zyra e sherifit në distriktin Onsloë konfirmoi të enjten se i riu ka vdekur. Adoleshenti kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar në një qendër mjekësore, pastaj ishte dërguar në qendrën “Vidant Medical Center”, ku u shpall i vdekur.

Policia është duke e hetuar rastin dhe ka thënë se posa të përfundojnë hetimet, të dhënat do t’i dërgohen prokurorit Ernie Lee. Prokurori pastaj do të vendosë nëse do të ngrejë aktakuzë kundër policit, i cili më herët është dërguar në pezullim pas incidentit.

Së paku 670 persona në Karolinën Veriore kanë vdekur nga dhuna me armë në vitin 2020, ndërsa 511 kanë vdekur nga e njëjta arsye më 2019, sipas organizatës jofitimprurëse “Gun Violence Archie”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu