Ndahet nga jeta aktori i njohur i “Harry Potter”,humb betejën me kancerin

0

Aktori i njohur, Paul Ritter ka humbur betejën me tumorin në tru.

54-vjeçari që u bë i famshëm nga pjesëmarrja te Harry Potter dhe Half-Blood Prince, vdiq në shtëpinë, ku jetonte me gruan dhe dy djemtë e tij.

Sipas The Guardian, bashkëpunëtorët e aktorit u shprehën të pikëlluar për humbjen e tij, ndërsa e vlerësuan lart figurën e Ritter.

Ritter ishte një aktor i talentuar i skenës dhe ishte nominuar për një çmim Olivier më 2006 për interpretimin e tij në Coram Boy dhe për një çmim Tony për rolin e tij më 2009 në Conquests Norman.

Aktori ka luajtur gjithashtu në serialin tepër të vlerësuar nga publiku,Chernobyl.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu