Ndahet nga jeta një prej aktorëve më të njohur në Indi, Dilip Kumar

0

Ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare, një prej aktorëve më të famshëm të Indisë, Dalip Kumar.

Ai ishte i shtruar në spital që nga 30 qershori pasi ankohej nga frymëmarrja. Aktori ka qenë i sëmurë për muaj të tërë.

Dalip ka aktruar në më shumë se 65 filma për pesë dekada, duke luajtur role që ishin shumë ikonike.

Ishte i martuar me Saira Banu, gjithashtu aktore e Bollywoodit dhe çifti nuk ka pasur fëmijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu