Ndalohet kamioni me dru të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohet 57-vjecari

0

Një 57-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Lezhës pasi u kap duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu nga policia është bllokuar edhe automjeti me të cilin 57-vjeçari A.B, banues në Thumanë po transportonte lëndën drusore.

Ndërkohë materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

DVP Lezhë/Informacion

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Bllokohet nga Policia, 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.  Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndën drusore.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën Milot-Morinë, kanë konstatuar dhe ndaluar në Skuraj, Kurbin, një mjet tip kamion  që transportonte lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi A.B., po transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë proceduar penalisht shtetasin A.B.  57 vjeç, banues në Thumanë.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Digjital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu