Ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe. Rama publikon pamje nga maketi i Portit të ri të Durrësit

0

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihet maketi i sapo përfunduar për ndërtimin e portit të Durrësit, ku sipas kreut të qeverisë do të jetë një prej porteve më të mëdha turistikë në të gjithë Mesdheun.

Rama teksa shpërnda një fotot të projektit, shkruan se u ndërtua në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai.

“Mirëmëngjesi dhe me maketin e sapo përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Kujtojmë se më 16 prill u prezantua edhe plani për ndërtimin e këtij porti të ri që do të jetë edhe më i madhi në Ballkan me një investim prej 2 miliard eurosh nga kompania Emaar Group

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu