Ndërhyri për të shmangur vrasjen në Mirditë, policia kap 41 vjeçarin që plagosi atentatorin

0

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u bë ndalimi i shtetasit L.(A).N., 41 vjeç, banues në Lezhë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 14.02.2022, në Mirditë, shtetasi L.(A).N. ka bërë kallëzim se pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin P. Gj., djali i këtij të fundit, shtetasi M. Gj. ka tentuar që të qëllojë me armë zjarri pistoletë shtetasin A.M. (i afërm i L.(A).N.), por shtetasi L.(A).N. ka ndërhyrë dhe i ka marrë armën.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, ka rezultuar se shtetasi L.(A).N., gjatë konfliktit, ka dhunuar shtetasin M. Gj., duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Për këtë rast, është arrestuar shtetasi M. Gj., 25 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim babai i tij, shtetasi P. Gj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për veprime mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu