Ndeshja më e rëndësishme për Shqipërinë në këto kualifikuese, UEFA cakton një super arbitër

0

Shqipëria ditën e martë në orën 20:45 do përballet me Poloninë në “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022.

Një ndeshje e cila do të jetë vendimtare për Kombëtaren pasi një rezultat pozitiv i rrit maksimalisht shanset për të kapur fazën e “Play Off”.

Në rast se “kuqezinjtë” marrin tre pikët ndaj polakëve, cfarëdo të jetë rezultati me Anglinë dhe një fitore me Andorran do të na “blindojë” në vendin e dytë.

UEFA ka caktuar arbitrin kryesor për këtë ndeshje, është pikërisht një nga më të mirët në botë momentalisht, francezi Clement Turpin, ndërsa ndihmës të tij do të jenë, Danos, Gringore dhe Bouqet ndërsa në VAR, Jeroma Brisard dhe Amaury Delerue.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu