Ndjekje si në filma. Kapet gomonia me 3 mln euro drogë, arrestohen 2 shqiptarë (Video)

0

Një gomone me mbi 3 kuintalë drogë, e cila drejtohej nga dy shqiptarë, është bllokuar në Lecce të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se gomonia u bllokua në brigjet e San Cataldo nga një anije e shpejtë patrullimi e Guardia Di Finanza.

Raportohet se vlera e drogës kap shifrën 3 milionë euro. Identitetet e shqiptarëve ende nuk bëhen me dije.

“Dy kontrabandistët nga Shqipëria, që drejtonin gomonen, u arrestuan. Guardia Di Finanza ndoqi gomonen në det, ndërsa mjeti ecte me një shpejtësi të madhe.”- raportojnë mediat e vendit fqinj. Sipas tyre, ndjekja e gomones ka qenë si në skenat e filmave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu