Ndodh e pabesueshmja/ Me 10 futbollistë në lojë, ekipi i kategorisë së 3-të eliminon Real Madrid nga Kupa e Mbretit

0

 

Besojeni ose jo, Real Madrid është eliminuar nga Kupa e Mbretit nga një skuadër e kategorisë së tretë. Bëhet fjalë për Alcoyano, skuadra e cila në letër mund të duket e lehtë, por që e ka siguruar kalimin në turin vetëm me 10 lojtarë. Militao në minutën e 45-të të pjesës së parë kaloi në avantazh Real Madrid, ndërsa u mendua se edhe në pjesën e dytë ndeshja do të ishte një “shëtitje” për kryeqytetasit, por nuk rezultoi aspak e tillë.

Alcoyano barazoi shifrat në minutën e 80-të me Solbes, duke çuar ndeshjen me shtesë. Në minutën e 110-të, vendasit mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Lopez, por sidoqoftë golin e fitores e gjetën 5 minuta më vonë me anë të Casanovas, duke i shkaktuar Real Madrid një humbje të rëndë dhe që sigurisht turpëruese për galaktikët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu