Mbrëmjen e sotme janë mbajtur pas shumë kohësh kontaktet e para të drejtëpërdrejta mes Rusisë dhe SHBA-së. Biseda është zhvilluar pëmres një video-telefonate mes këshilltarëve të sigurisë kombëtare ndërmjet dy vendeve për të folur mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke dënuar agresionin rus të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës.
Postimi i Plotë:
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan foli sot me gjeneralin Nikolay Patrushev, Sekretar i Këshillit të Sigurimit Rus, për të përsëritur kundërshtimin e vendosur dhe të qartë të Shteteve të Bashkuara ndaj pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia.
Komunikata zyrtare:
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan foli sot me gjeneralin Nikolay Patrushev, Sekretar i Këshillit të Sigurimit Rus, për të përsëritur kundërshtimin e vendosur dhe të qartë të Shteteve të Bashkuara ndaj pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia. Z. Sullivan parashtroi qartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të vazhduar imponimin e kostove ndaj Rusisë, për të mbështetur mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe për të përforcuar krahun lindor të NATO-s, në koordinim të vazhdueshëm të plotë me aleatët dhe partnerët tanë. Z. Sullivan i tha gjeneralit Patrushev se nëse Rusia është serioze në lidhje me diplomacinë, atëherë Moska duhet të ndalojë së sulmuari qytetet dhe qytezat e Ukrainës. Z. Sullivan paralajmëroi gjithashtu gjeneralin Patrushev për pasojat dhe implikimet e çdo vendimi të mundshëm rus për të përdorur armë kimike ose biologjike në Ukrainë.