Ndodh mrekullia, adoleshenti bie nga kati i 19-të i një pallati dhe…shpëton

0

Mund ta quajmë mrekulli të Zotit atë që ka ndodhur së fundmi në Çeki. Një 15-vjeçar në Pragë ka rënë nga kati i 19-të i një pallati dhe… ka shpëtuar. Duket e pabesueshme, por mediat e huaja raportojnë se i riu është ende në jetë. Ai ka dëmtime në kokë edhe në pjesën e legenit, por është gjallë në spital.

Zëdhënësja e policisë në Çeki njoftoi:

Ne u njoftuam për një rënie nga kati i 19-të i një ndërtese. Ishte një 15-vjeçar. Ai u dërgua në spital me dëmtime të rënda në kokë dhe legen.
Djali po trajtohet në koma artificiale për shkak të dëmtimeve të rënda. Policia e Pragës po heton tashmë rrethanat e plota të aksidentit.

Burimi: news247 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu