Ndodh mrekullia, foshnja 6 muajshe gjendet gjallë nën rrënoja pas dy ditësh gërmime

0

Ekipet e kërkim shpëtimit në Kajro të Egjiptit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat një foshnje 6 muajshe pas dy ditësh gërmime, ndërsa fatkeqësisht nëna, babai, vëllai dhe motra kanë humbur jetën nën rrënojat e një ndërtese të shembur.

Gjendja e foshnjës është e qëndrueshme, tha një zyrtar nga agjencia e mbrojtjes civile.

Autoritet njoftojnë se numri i personave që humbën jetën nga kjo fatkeqësi është 25, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Autoritetet po hetojnë për rrëzimin e ndërtesës, një fenomen jo i rrallë në Egjipt.

Mediet vendase shkruajnë se ndërtimi i dobët dhe shtesat e kateve janë shumë të përhapura në lagjet e varfra dhe zonat rurale, gjë që sjell edhe shembjen e tyre nën vete.

Çmimet e larta të pasurive të patundshme në Kajro bën që ndërtuesit të kërkojnë fitime gjithnjë e më të mëdha ndërsa shkelin parametrat e caktuar në lejet e ndërtimit, duke ndërtuar shpesh kate shtesë pa lejet e duhura inxhinjerike.

Së fundmi, qeveria ka filluar një goditje të këtyre akteve korruptive ndërsa zyrtarë dhe ndërtues ndodhen pas hekurave për shkelje të lejeve të ndërtimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu