Serbët nuk heqin dorë nga provokimet. Edhe këtë herë, ndeshja ndaj Zvicrës që luhet në Beograd ka nisur nën trysninë e koreve ekstremiste.
Veçanërisht të “acaruar” nga prezenca e futbollistit të talentuar nga Kosova, Granit Xhaka, tifozët serbë janë dëgjuar të këndojnë në kor “Kosova është Serbi”, sa herë që ai ka prekur topin.
Të pranishëm në stadium janë rreth 8 mijë tifozë, ndërsa nuk kanë munguar masat e rrepta të sigurisë për shoqërimin e futbollistëve të Zvicrës.
Ndeshja është e vlefshme për Nations League, ku Serbia e sheh veten në vendin e tretë me 2 pikë dhe Zvicra në vendin e katërt me 1 pikë.