Ndodhej brenda makinës gjatë ekzekutimit në Vlorë, përjashtohet efektivi i anti-drogës

0

Drejtori i Përgjithshëm  policisë së Shtetit Ardi Veliu ka firmosur urdhërin për shkarkimin nga detyra të efektivi të Antidrogës Granit Deromenaj, personi që ishte në një makinë me biznesmenin vlonjat Bledar Birçaj në momentin kur ky i fundit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi.

Në arsyetimin e vendimit për përjashtimin e tij nga radhët e Policisë së Shtetit citohet mosreagimi i tij në ngjarjen e rëndë dhe pse rezultonte i armatosur me armën e shërbimit.

Argument tjetër i fortë për lirimin nga detyra ishin deklaratat e Deromenaj, i cili pohonte lidhjen e hershme me biznesmenin dhe të paturin dijeni se ai lëvizte me armë pa leje.

Kujtojmë se Bledar Birçaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në një atentat në mes të Vlorës, ku ende nuk ka asnjë person të dyshuar për vrasjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu