Ndoshta do më vrasin por nuk do të hesht! Ish-kapiteni i Kombëtares së Rusisë kundër luftës në Ukrainë

0

Ai bëhet sportisti rus me profilin më të lartë që flet publikisht kundër luftës në Ukrainë. Ish kapiteni i Kombëtares së Rusisë, Igor Denisov, sot i tërhequr nga sporti, nuk është aspak dakort me politikën agresive të Kremlinit në Ukrainën fqinje. Numëron 54 ndeshje me fanellën e vendit të tij dhe e ka luksin të mbajë qëndrime të forta publike edhe pse në këtë rast jeta e tij mund të jetë në rrezik.

“Ndoshta do të më burgosin apo edhe më keq, do të më vrasin për fjalët që do të them por dua të flas atë që mendoj. Pushtimi është një gabim i madh katastrofik”.

Intervistën, Denisov e dha në kanalin Youtube për gazetarin Nobel Arustamyan ku shtoi se i ka shkruar madje edhe presidentit Putin duke i shprehur kundërshtinë për operacionin e nisur në 24 shkurt.

“I shkruajta 3 apo 4 ditë pas nisjes së operacionit, madje i thashë se jam gati të përulem përpara tij nëse e ndalon këtë luftë”.

Denisov numëron më shumë se 300 ndeshje me Zenit, ndërsa gjatë ditëve të fundit, kundër luftës ka folur edhe sulmuesja e Kombëtares së Rusisë, Nadya Karpova, e cila në ndryshim nga Denisov, jeton në Spanjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu