Ndryshimet tek kolaudimi: Prishet sistemi, radhë të gjata në të gjitha pikat në shkallë vendi

0

Shoferët e makinave janë ata që duket se do të përballen të parët me ndryshimet për shkak të përfundimit të koncensionit të kolaudimit të makinave.

Qindra të tillë janë duke pritur aktualisht në sportelet e Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Tiranë për të paguar taksat, ndërsa nga brenda u thonë se nuk punon sporteli.

Radha ka filluar që në orët e para të mëngjesit. Pasi kishin prenotuar bërjen e kolaudimit, shoferët i janë drejtuar sportelit për të paguar taksat, por nuk kanë mundur të bëjnë asnjë veprim për shkak se punonjësit u kanë thënë se nuk funksiononte sistemi.

Praktika është që taksat paguhen para bërjes së kolaudimit dhe ajo që po ndodh tani tek pika e nr.2 tek ish-NSHRAK pengon shoferët që të vijojnë më tej.

Mësohet se problemi me sistemin po ndodh për shkak të urdhrit që ka ardhur për kalimin kolaudimit nga koncensionari SGS tek Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Ndryshimet që janë duke u kryer në sistem kanë shkaktuar probleme, të cilat po pasqyrohet me situatën e krijuar.

Radhët e gjata tek kolaudimi janë një fenomen i njohur për fundvitin, megjithatë duket se kësaj here, kjo radhë është jashtë “radhe”.

Sipas të dhënave, radhë të gjata janë konstatuar në të gjitha pikat në shkallë vendi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu