Ndryshimi i kufinjve,mediat serbe: Gjithçka rinis në takimin e Vuçiç me Albin Kurtin në qershor

0

Loja e “non paper” është hapur. Sot, prestigjozia serbe, “Blic” ka publikuar shkrimin e një mediaje shqiptare që flet për ndarjen e Kosovës. Bëhet fjalë për portalin e analistit Baton Haxhiu “Albanian Post”, ku është publikuar dokumenti i ri, sërish anonim për ndarjen e Kosovës.

Edhe pse ka ngjashmëri me dokumentin “non paper  2”, sërish nuk sqarohet nëse bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Megjithatë fundi është i njëjtë, ndarja e Kosovës nën kujdesin e ndërkombëtarëve.

Gjithçka pritet që të nisë në qershor gjatë takimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Paris, në qershor të këtij viti. Më pas jepen detaje lidhur me marrëveshjen që pritet të arrihet mes palëve, nga e cila Kosova copëtohet, pa e marrë njohjen e pavarësisë.

ARTIKULLI I PLOTË:

Portali “Albanian Post” publikoi një “non-paper” të ri i cili flet për përmbajtjen e takimit të parë midis Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbahet në qershor, në kryeqytetin francez, Paris.  Dokumenti specifikon jo vetëm kohën e takimit, por edhe temat dhe qëllimet e raundit të ri të negociatave, i cili parashikohet se do të zgjasë deri në shkurt 2022.

Gjithçka duhet të konkretizohet nga marrëveshja përfundimtare në një hark kohor të kufizuar prej rreth një viti. Kjo është një iniciativë e Gjermanisë dhe Francës, e cila synon të normalizojë marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës nën kujdesin e BE-së, përfaqësuesit të Lartë Joseph Borel dhe Miroslav Lajcak. Dokumenti thekson se ka mbështetje të BE dhe SHBA. Një nga pikat kryesore të “non paper” është autonomia e veriut të Kosovës me vetëqeverisje  he me institucionet e veta.

“Të dy palët bien dakord për krijimin e autonomisë në veriun e Kosovës që ka të drejtë të miratojë legjislacionin për ekonomi, prona, infrastrukturë, kulturë, arsim, shëndetësi, drejtësi, etj.,”-thuhet në një nga pikat kryesore.

Sipas këtyre pretendimeve, rrethi autonom i veriut të Kosovës do të përfshijë territoret e qytetit të Zvecanit dhe 35 fshatrave të tij, Leposaviqit dhe 72 fshatrave të tij, Mitrovicës së Veriut dhe zonave kadastrale përreth, dhe Zubin Potokut dhe 63 fshatrave tij. Kjo sonë do të ketë një guvernator që përfaqëson Qeverinë e Kosovës, një Asamble që përfaqëson popullin dhe një Këshill Ekzekutiv të përbërë nga qeveria serbe, ajo e Kosovës dhe BE.

Pika e dytë e siguruar nga dokumenti gjermano-francez është statusi i kishave serbe.

“Kisha Ortodokse Serbe do të njihet, prona e saj do të jetë e paprekshme dhe ajo do të gëzojë një status të privilegjuar,”

Çfarë nuk është parashikuar? Dokumenti nuk parashikon që Serbia të pranojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare. Gjithashtu, dokumenti nuk parashikon krijimin e një zone ekonomike si një katalizator dhe nxitje për zhvillimin ekonomik në të dy vendet. Por është theksuar se Serbia dhe Kosova do të respektojnë sovranitetin në territoret e tyre.

Por çfarë përmban i ashtuquajturi dokumenti “non paper” që u publikua nga mediat e Kosovës?

Dokumenti që u publikua fillimisht në gazetën “Koha Ditore” dhe më pas edhe nga medie të tjera në Kosovë, flet për themelimin e një “distrikti autonom” në veriun e Kosovës (Mitrovicë, zonë me popullsi serbe) si dhe që Kosova dhe Serbia të njohin tërësinë tokësore dhe sovranitetin e njëra tjetrës. Sipas “Kohës Ditore” dokumenti joformal (non-paper), pretendohet se është përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si një nismë për përmbylljen e bisedimeve Kosovë – Serbi, por nuk është konfirmuar asnjëherë nga të lartpërmendurit. Disa javë më pas u publikua “non paper 2”, i cili ul edhe më shumë “fitoret” e Kosovës në dialog, duke e nxjerrë të cunguar në territor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu