Ndryshoi në mënyrë të pabesueshme pamjen, por nuk i shpëtoi vrasësve: Shihni si dukej sëfundmi Hekuran Billa

0

Hekuran Billa kishte krejtësisht pamjen e tij të jashtme që prej ngjarjes së rëndë të vitit 2006 në Angli, ku mbeti i vrarë Prel Marku dhe u plagosën 3 të tjerë.

Billa kishte humbur vitet e fundit mjaft kilogram, duke ndryshuar gjithashtu edhe stilin e jetesës, ndërkohë që në Angli mbi të rëndonin akuza të rënda.

Pas daljes nga burgu ai ishte angazhuar në disa biznese me ortakë të tjerë duke vijuar jetën normalisht, ndërkohë që vrasësit prisnin një moment dobësie për ta eliminuar.

Ky moment ishte dje dhe Hekuran Billa, i njohur në Angli edhe me emrin Herland Bilali, nuk mundi t’u shpëtojë 11 plumbave që shpuan trupin e tij duke i marrë jetën në vend.

Qitësi duket se ishte mjaft profesionist, ndërsa arma e përdorur, një automatik MP5 nuk të jep asnjë shans nëse është në duar të mirë stërvitura.

Pas ekzekutimit të tij, autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke djegur edhe makinën në periferi të Tiranës, bashkë me armën e përdorur brenda.

Abcnews.al ka siguruar pamje të automatikut të përdorur për vrasjen e Hekuran Billës, i cili është shkrumbuar tërësisht. /abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu