Në 1 shtator nis shpërndarja e teksteve në shkolla, nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë do marrin librat falas

0

TIRANË- Nga 1 shtatori do të nisë shpërndarja e teksteve shkollore. Lajmin e bën të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo njofton se këtë vit shkollor, për herë të parë krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta dhe të treta, do t’i kenë librat falas me një përdorim, pa qenë nevoja t’i përcjellin te brezi pasardhës.

Kjo vjen si kërkesë e mësuesve dhe prindërve, duke shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin. Vlen të theksohet se përfitues nga skema mbështetëse e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

Njoftimi

Tashmë në të gjitha institucionet tona arsimore kanë filluar përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore për nxënësit, të cilët do të mund t’i tërheqin ato në shkollat e tyre ose në pikat e distributorëve që prej datës 1 shtator. Këtë vit shkollor, për herë të parë krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta dhe të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim, pa qenë nevoja t’i përcjellin te brezi pasardhës. Kjo risi vjen si një kërkesë e vazhdueshme e mësuesve dhe prindërve, duke shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin, por edhe për të punuar lehtësisht me shënime mbi to. Përfitues nga skema mbështetëse e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë. Në çdo shkollë do të hartohet një grafik për shpërndarjen e teksteve paradite dhe pasdite, për të cilin mësuesit kujdestarë do të informojnë të gjithë prindërit në mënyrë që ky proces të jetë sa më i rregullt dhe i qetë. Dëshiroj të falënderoj të gjithë punonjësit arsimorë, botuesit dhe distributorët, të cilët pavarësisht ditëve të nxehta të verës, duke përfshirë edhe ditët e fundjavës, kanë vijuar punën me përkushtim që procesi i shpërndarjes së teksteve të arrihet në kohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu