Në Fier arrestohen 3 persona, njëri për vrasje të mbetur në tentativë, 2 për 21 kg kanabis

0

Tre persona të shpallur në kërkim për  vrasje të mbetur në tantativë dhe trafik narkotikësh kanë rënë në prangat e policisë së Fierit.

Policia arrestoi shtetasin Ferdinand Muskaj, 55 vjeç, banues në Fier pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 24.03.2020 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Ky shtetas në datë 11 mars të 2020, në lagjen “11 Janari” Fier, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin M. Rr., 35 vjeç.

Po kështu policia arrestoi shtetasit  Ilmi Kapidani, 52 vjeç, banues në Golem, Lushnjë dhe Agron Çela, 55 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin e datës 09.09.2020, i ka dënuar shtetasit Ilmi Kapidani dhe Agron Çela, përkatësisht me 4 vite e 8 muaj burg dhe 2 vite e 7 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas janë autorë të ngjarjes së ndodhur në datë 14 marsit 2019 ku pranë stacionit të trenit në Lushnjë, Policia sekuestroi një sasi rreth 21 kg lëndë narkotike në formë çokollate.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu