‘Ne nuk mund të pranojmë që ky samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën’. Berisha flet para protestuesve

0

Të gjithë shqiptarët, të gjithë ne sa jemi këtu, shqiptarët sado që janë ju jemi mirënjohës me nderin e madh që i bëni Shqipërisë.

Por njëkohësisht ne jemi fatkeqë sepse ne përfaqësohemi në këtë samit, me njeriun, që me të gjitha kodet e botës, duhet të ishte sot para drejtësisë, jo i ulur sot aty me ju.

Ne ndjehemi fatkeqë sepse pushteti i atij që na përfaqëson, qëndron mbi krimin elektoral, votën e vjedhur, korrupsionin dhe drogën dhe të zezat e këtij vendi.

Sot është dita kur Europa dhe bota mund të njihen me të vërtetat e Shqipërisë.

Ndaj siç e kërkon tradita jonë, miqve do u themi të vërtetën. Ne jemi këtu në një protestë, me qëllimin më madhor, që sot të jehojë para liderëve, medieve, edhe zëri i popullit të opozitës shqiptare.

Ne nuk mund të pranojmë që ky samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, si më të korruptuarat në planet.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu