Në pranga pasi aksidentoi të moshuarën italiane dhe vidhte markete

0

Ditën e sotme Policia e Durrësit ka arrestuar Endri Zajën, i riu që pak ditë më parë aksidentoi një shtetase italiane dhe u largua nga vendngjarja.

Policia në njoftimin e saj zyrtari bëri me dije se Zaja është autor edhe i duy vjedhjeve që kanë ndodhur në dy markete.

Këtë mbrëmje në pranga ka rënë edhe e dashura e Endri Zajës për veprën penale “Përkrahje e autorit”.

Sipas njoftimit të Policisë ajo është shtetasja me inicialet A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Durrës

Në vijim të informacionit të dhënë për arrestimin e shtetasit E. Z., 22 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të kryera arrestuan në flagrancë shtetasen A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu