Në “San Siro”, Superkupa e Italisë. Interi favorit për trofeun e parë të sezonit…

0

Sot në mbrëmje, në orën 21:00, në “San Siro” të Milanos, do të luhet Superkupa e Italisë, mes Interit dhe Juventusit, për trofeun e parë të sezonit 2021/2022. Dy skuadrat vinë në këtë përballje pas fitoreve në kampionat në fundjavë, me bardhezinjtë që arritën të përmbysnin disavantazhin me Romën nga 1-3 në 4-3 dhe zikaltrit që fituan 2-1 ndaj Lazios.

Interi në këtë kampionat, ka fituar 9 ndeshje pa pësuar gol, duke imponuar superioritetin e tij ndaj skuadrave të tjera të futbollit italian. Skuadra e Simone Inzaghit është i shkëputur në Serie A nga Juventusi me 11 pikë, që mund të shkojë edhe në 14 pikë, duke qenë se zikaltrit kanë edhe ndeshjen me Bolognan për të zhvilluar.

Inter shihet si favoritë në letër për të fituar trofeun e Superkupës edhe për një fakt tjetër, Juventus vjen në këtë përballje me disa mungesa: Szczesny për zgjedhje të Allegrit, Cuadrado e De Ligt të skualifikuar, Chiesa e Danilo të dëmtuar, ndërsa Bonucci e Dybala do ta nisin sfidën nga stoli. Kështu për bardhezinjtë në fushë pritet të jenë Kulusevski në treshen sulmuese me Moratën dhe Bernardeschin. Në mesfushë Rabiot duket në avantazh ndaj Arthur dhe në mbrojtje pritet të jetë Alex Sandro.

Përsa i përket Interit, Calhanoglu kthehet në mesfushë pas skualifimit dhe me të do të jenë Barella e Brozoviç. Në krahun e djathtë është konfirmuar Dumfries, me Darmian që është gati të hyjë gjatë lojës, ndërsa në sulm Dzeko duket në avantazh ndaj Sanchez. Gjithsesi asgjë nuk është e sigurtë.

Superkupa e Italisë pritet të luhet në një mot shumë të ftohtë në Milano, ku në stadium tifozët nuk do të plotësojnë as 50% të kapacitetit, pasi pritet të jenë vetëm rreth 25 mijë persona të pranishëm.

B.T (Dosja.al)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu