Në Tiranë, Kukës dhe Gjirokastër, qytetarët të indinjuar për rritjen e cmimeve: “Jemi zhytur me borxhe”

0

Rritja e cmimeve të produkteve të shportës, energjisë elektrike, gazit apo karburanteve ka krijuar shqetësim të blerësit dhe tregtarët në vend. Fax NeWs ka siguruar intervista me disa qytetarë në Tiranë, Kukës dhe Gjirokastër ku ata shprehen se mosha e trëtë është më e prekura sepse nuk mund të mbulojnë dot shpenzimet me një pension minimal.

Në tregun e fruta-perimeve në Kombinat në Tiranë blerësit thanë se kjo rritje cmimesh ndikon drejtëpërdrejtë në xhepat e tyre dhe se janë zhytur në borxhe nga pamundësia për të mbuluar të gjitha shpenzimet që kanë.

“Rritja e cmimeve ndihet shumë, 90 mijë lekë marr pension dhe është shumë e vështirë, skam lekë për bukë. Perimet janë rrit shumë dhe unë që jam invalided he te mjeku kur shkova më kërkuan 15 mijë euro për një operacion. Duhet të hamë por skemi lekë, u zhyta në borxhe deri në fyt. Kam për të paguar dritat dhe duhet të lë ilaçet pa marrë. Pa shtëpi jam!”- u shpreh një e moshuar.

“Çmimet kanë shkuar në qiell, ak shkuar aty ku s’mban më. Nuk di cfarë të të them, marrim ndonjë sallatë dhe kaq. Mos na pyet se na prishet gjaku”– u shpreh një blerëse tjetër.

Një nga tregtarët tha se ata poi shesin produktet me të njëjtin cmim si muajin e kaluar por nëse situata do agravojë me rritje cmimesh atëherë do dalin në protestë.

Ne qytetin e Kukësit pensionistët janë më të prekurit nga kjo krizë e re. Ata shprehen se nese rritet cmimi i energjisë duhet me patjetër të rriten dhe pensionet pasi nuk do mundin dot të sigurojnë as ilaçet.

“Ku të mbytemi me atë pension, mos na rrisin dritat por pensionin. Po kontrollojmë ku është më lirë. Ne skemi me marr ilace, këta rrisin cmime. Këtu ka sa të duash kushte për të prodhuar energjinë elektrike dhe këta e rrisin kjo është skandaloze. Tallje me ne, prandaj ka ik rinia, se ka pllakos”– u shprehën qytetarët.

Po ashtu në Gjirokastër qytetarët janë mjaft të indinjuar për këtë situatë duke theksuar se rritja e cmimeve duhet të ecë zinxhir dhe se brezi i tretë po masakrohet.

Kujtojmë se disa ditë me parë u zhvillua një protestë për rritjen e cmimeve dhe të hënën është paralajmëruar një tjetër para Kryeministrisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu