Nëna e re shqiptare denoncon skandalin në spitalin italian: Më morën fëmijën pa firmosur unë, do e çojnë për birësim

0

Një nënë e re shqiptare me emrin Aida Luca ka bërë një denoncim për Fax News kundër autoriteteve italiane, për trajtimin që i kanë bërë në një spital në Itali pasi lindi fëmijën e saj.

Aida Luca tregon se nuk ka letra italiane dhe as nuk është e punësuar atje, por i fejuari i saj ka letra italiane dhe është i punësuar në Itali. Ajo ka kërkuar që fëmijën ta regjistrojë në emër të fejuarit, por spitali nujk e ka lejuar.

Ajo tregon më tej, se në spital kanë shkuar punonjësit e qendrës sociale dhe i kanë kërkuar që të firmosi letrat që fëmijën ta marrin ata, por kjo nuk ka pranuar. Më pas ata e kanë marrë fëmijën pa lejen e saj dhe pa firmosur ajo, e më pas e kanë dërguar në qendër sociale.

Mes frikës se nuk do të arrijë të shohë dot fëmijën e saj më, Luca thotë se i kanë vënë afat deri të hënën ose të paraqitet në qendrën sociale, ose rrezikon që fëmijën të mos e shohë më.

Ajo është mjaft e shqetësuar që fëmijën mund t’ia birësojë dikush tjetër, duke qenë se qendra sociale nuk i përgjigjet në telefon. Madje as karabinierët nuk i përgjigjen.

Aida Luca zbulon dhe një moment mjaft prekës kur ka parë për herë të fundit foshnjen e sapolindur, e cila i ka shtrënguar gishtin. Ajo kërkon ndihmë që të bashkohet me fëmijën e saj. Luca ëshët e gatshem të sakrifikojë bashkëjetesen me të fejuarin vetëm të bashkohet me fëmijën.

Apeli i Aida Lucës:

Përshëndetje, unë jam Aida Luca. Kam 3 vite që jetoj në Itali. Dokumenta italiane nuk kam, jam pa dokumenta. Kam vetëm dokumentat shqiptare. Kam dy vite që jam njohur me një djalë. Jam e fejume me ketë djalin, bashkëjetoj me ta. Normal që ai ka dokumenta të rregullta, ka dokumenta italiane, ka edhe punën. Ndërsa unë jam pa dokumenta, jam dhe papunë. Isha shtazanë me të fejuarin. Kam dy ditë që jam shtruar në spital. Erdha për të lindur këtu dhe pasi linda, kam bërë lindje natyrale , fëminë ma kanë lënë vetëm 10 minuta, pastaj ma kanë marrë dhe ma kanë çuar në inkubator se pata lidnje të vështirë. Fëminë nuk e kam parë që dje. Nuk ma kanë sjellë as te dhoma. Më thanë që fëmija duhet të rrijë me aparat. Unë bëra kërkesë që fëminë du ta regjsitroj në emër të fejuarit, sepse ai është me dokumenta. Sot kanë ardh në orën 10 te spitali dhe më thanë t’i duhet të shkosh në komunita, në mbrojtje të shtetit dhe jo te i fejumi, sepse unë jam pa dokumenta. I thashë du që fëmija të marri mbiemrin e të fejumit. Me thanë që duhet me firmos një letër, por unë nuk e kam firmos. Kanë ardh prap pas 2 orësh dhe më thanë se fëmija nuk është më këtu. Më thanë duhet të zgjedhësh ose të shkosh teë fëmija në komunita ose te i fejumi dhe fëmijën nuk do e shohësh mo. Nuk pranova për këtë gjo. Kam marrë avokatin në telefon, që mu më kanë marrë fëmijën dhe e kanë nxjerrë nga spitali pa firmosur letër. E kanë nxjerrë fëmijën me aparate. Nuk e di ku ndodhet fëmija. Nuk më kanë dhënë informacion. Më kanë dhenë afat deri të hënën që të shkoj te fëmija, ose përndryshe mundet që fëminë ta birësojnë të tjerët. Sot pastaj pasi fola me avokatin dhe rashë dakord të shkoja në komunita. I kam marrë në telefon qendrën sociale dhe nuk e hap telefonin askush. Doktoreshat më thanë që nesër duhet të dalesh nga spitali. Nuk e di çfarë lojrash bohen këtu. Nuk e di ku ndodhet fëmija. Kam frikë që do të thonë se ka dalë nga spitali dhe ka braktisur fëmijën. Nëse nuk dun që unë të mos bashkëjetoj me të fejuarin, të më lënë të shkoj te femnija. S’ka të drejtë askush të vije të më marrë fëmijën. Unë jam shume e mërzitur. Mezi pres të më marrin dhe mu që të më çojnë te qendra sociale. Aas koestura, as karabinierët nuk kanë ardhur. Të paktën pres të bëhet diçka nga ju dhe të marr fëmijën. Fëmija është i regjistruar këtu, por jo në komunë. Nuk e di ça loje bëhet ktu , po du fëmijën. Që ditën që ka lind dhe deri sot nuk ma kanë sjellë asnjë sekond. Në atë moment që më ka shtrëngu gishtin në moment të fundit, se kam pa mo. Ju lutëm më ndihmoni të bashkohem me fëmijën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu