Nëna e Triksës, Antigona Ramosaj, reagon pasi Donaldit i erdhi mesazh për ditëlindjen e Borës më 9 janar. Ja çfarë bëri ajo (VIDEO)

0

Antigona Ramosaj, nëna e Beatrix, ka reaguar pasi brenda shtëpisë përfunduan parashuta me mesazhe për banorët e “Big Brother VIP”. Në qiell u shfaqën tre të tilla, ku njëra i kujtonte Donald Veshajt ditëlindjen e ish-partneres, Bora Zemani. E sigurisht që kjo nuk ishte aspak një situatë e këndshme për Beatrix Ramosajn, e cila është lidhur me aktorin e humorit brenda në shtëpinë e BB VIP.

Për këtë arsye, në një farë mënyre Donaldi u ndje i detyruar që t’i sqaronte Beatrix se çfarë kuptimi kishte data “9 janar”. Këngëtarja e njohur shfaqi mirëkuptim të plotë, duke i thënë se është një histori e jetës së tij.

Së fundmi, në lidhje me këtë situatë ka reaguar dhe e ëma e saj, Antigone Ramosaj. Kjo e fundit ka publikuar në rrjete sociale një video të montuar nga fansat e Beatrixës, krahas së cilës shkruhet “Shpirti bardhë Triksa”.

Donaldit i erdhi mesazh më datë 9 janar, ja si reagon nëna e

“Gjithmonë falini armiqtë, asgjë nuk i mërzit më shumë…Trixa dhe fansat e Trixës ju dua”, ka shkruar nëna e Trixës.

Kujtojmë se edhe vëllai i saj, Alban Ramosaj, ka vendosur që për herë të parë të reagojë në lidhje me këtë temë. Sigurisht që ai i del në mbrojtje të motrës dhe shprehet se “Beatrix jo rrallë herë është provokuar nga jashtë dhe këtu reflektohet pjekuria e saj, që gocat e dashura të shoqërisë tonë duhet ta marrin për shembull, se na mbytën sjelljet toksike e plot gjëra të tjera që spo ju futem se…gjatë… kam ndërmend të shijoj këtë pamjen këtu ku jam”.

https://www.instagram.com/p/CYiJIkUgjZp/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu