Nëna rrëfen sherrin mes komshinjve në Berat që përfundoi me plagosjen e policit

0

Flet për mediat Shkendi Memaj, nëna e djalit që u konfliktua me katër vellezerit Marini në qytetin e Beratit e ku mbeti i plagosur një efektiv policie.

Sipas saj, “katër vëllezerit vinin ne dyqanin tonë, i ndihmonim sa herë që kishin nevojë, por dje ata ishin të pirë dhe u konfliktuan me djalin në dyqan pse shikoni ketej, pse mbani njerëz në dyqan dhe shikoni nga banesa ime . Kjo ka qenë dhe molla e sherrit midis dy familjeve.

“Në këtë moment që po fliste në telefon erdhi Gerardi dhe më mbërtheu për fyti. I thashë Gerard çfarë bën? Se ndoshta je i pirë. Ç’ke me mua? Pse vijnë njerëz në dyqan dhe shikojnë nga shtëpia, shikojnë gruan time. Allah na ruaj. Je në terezi ti apo jo? Çfarë po thua? Në këtë moment ai u hodh këtej të mbyste mua. Më pas erdhi i vëllai me një kaçavidë. E shtyva atë. I thashë ç’keni me mua? Mbyll derën djali, I nxjerr jashtë ata dhe vjen lart. Ata dolën jashtë dhe na qëlluan me gurë. Gurët nuk kishin të mbaruar. Aty u godit nusja (në kokë) dhe I filloi hemoragjia nga koka.

I them djalit të marrë policinë se na vranë. Më pas vjen policia dhe nuk dimë çfarë u bë andej. Erdhi ambulanca dhe mori nusen”.

10:05 – Policia e Beratit ka vënë në pranga 3 persona, ndërsa ka shpallur në kërkim vëllain e tyre.

Sipas uniformave blu, bëhet fjalë për shtetasit G.M., 38 vjeç, M.M., 42 vjeç dhe A.M., 40 vjeç si dhe u shpall në kërkim vëllai i tyre shtetasi A.M, të cilët një ditë më parë pasi dhunuan dhe plagosën në këmbë efektivin e policisë Julian Xhelili.

Gjithçka nisi pas një konflikti me dy familjeve, Meta dhe Marini, ndërsa në momentin që ndërhyri policia tre vëllezërit Marini i sulmuan edhe këta të fundit.

“Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta i kanë shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A.M dhe bashkëshortes së tij shtetases O.M.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar”, njofton Policia.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu