Nënë Liza hedh në gjyq Veliajn: Nuk kam firmosur asgjë dhe nuk jam takuar me asnjë

0

Nënë Liza, e njohur si e moshuara që luftoi për të mos iu shembur banesa e saj në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, ka deklaruar se do të hedhë në gjyq, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Ajo thotë se nuk ka firmosur asnjë marrëveshje me bashkinë dhe as nuk është takuar me Kreun e IMT. Nënë Liza thotë se kjo është hera e dytë që kryebashkiaku gënjen dhe se do ta padisë atë në gjykatë për shpifje.

“Populli nuk duhet të rrehet, është t’u mashtër tërë ditën e tërë natën. Sa kam taku nënën e babën që kam në varr aq kam taku dhe Erion Veliaj. Nuk kam firmosur dhe as nuk firmos. Pa më dhënë kontratën e shpinë në rregull nuk firmos. Unë do e denoncoj tani Erion Veliajn, sepse nuk munda radhën e parë. Unë do ta akuzoj për shpifje. Nuk kam firmos e as nuk jam përqafu me të, as se kam parë.”- tha Nënë Liza për Ora News.

Banorët e lagjes “5 Maji” janë prekur nga projekti i rindërtimit dhe pas shëmbjeve të banesave të tyre ato kanë mbetur në mes të 4 rrugëve pasi një pjesë e madhe e banorëve ende nuk kanë firmosur një marrveshje me bashkinë Tiranë se ku dhe kur do ti marrin shtëpitë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu