“Nëse Berisha bëhet kryetar i PD-së, brenda vitit kemi zgjedhje të parakohshme”, Lefter Maliqi: Protestat nuk do të ndalen, që nesër…

0

Ish-deputeti Lefter Maliqi i ftuar në studion e “Fax Neës” ka folur për krizën brenda Partisë Demokratike dhe për protestën e zhvilluar ditën e sotme në selinë blu.

Maliqi u shpreh i bindur se në rast se Berisha merr drejtimin e Partisë Demokratike atëherë brenda vitit do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Maliqi thekson se Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk do të ndalet pasi do të organizohen të tjera protesta.

“Sot u faktua në sytë të gjithë demokratëve ku pengu është Luli dhe selia e PD u kthye në selinë e dytë të rilindjes por u mor në mbrojtje nga policia e Edi Ramës. Që dikur unë kam thënë duhet rrëzuar Luli i cili po bën lojën e Sorosit dhe Ramës duke shkatërruar gjithë njerëzit e Berishës por edhe goditje ndaj LSI-së. Bashës nuk i interesojnë demokratët, ky hiqet si pro amerikan por është i mbajtur peng nga Sorosi. Ky e zhveshi PD nga të gjitha institucionet kur dogji mandatet, por Luli është farë e keqe, e la qëllimisht derën e parë portën e hekurit në mënyrë që protestuesit të futeshin dhe të ngjiteshin në katin e dytë. Aty vetëm 5 deputetë u futën, ky është koalicioni i gazit dhe është një kopje e Lulit.

Nuk ishin të rrezikuar fare deputetët e PD-së, që kur u futën po të donin demokratët janë përdorur dhunë por nuk kanë dashur. Alibeaj kishin 4-5 deputetë edhe kundërgaz ishin të përgatitur. Demokratët ishim të dhunuar me gjak, pse policia nuk ka shoqëruar ata që ishin brenda PD, kush ishin këta që dolën edhe në tarracë me hunj? Kjo bie ndesh edhe me rregulloren. Policia e Shtetit nuk ka të drejtë të futet. Ky ishte një plan i Bashës me Ramën, pasi vetëm në këtë mënyrë ai qëndron në pushtet.
Demokratët dhe opozita e kanë kuptuar duke i dhuruar gjitha pushtetet, PD është ku thërret kiameti, edhe doktori ka faj. Si do të fitojë Luli me krizën në PD, s’ka as aleatë as LSI asnjë gjë s’ka. Këtij nuk i intereson asnjë aleat por qëllimi i tij është të eliminojë Berishën.

Po ra Luli riorganizimi bëhet shumë shpejt, dhe presidenti do të zbresë në bazë dhe PD dhe LSI do të bashkohen nëse ikën Basha. LSI në rastin konkret ka shfaqur pakënaqësi për masakrën zgjedhore jo vetëm nga Rama por edhe nga Basha me thikë mbas shpine. Rama e di që ka një qeveri kukull që s’ka lidhje me qeverisjen, s’kanë asnjë fuqi për të marrë nismë. Prandaj Rama rri si pasha sepse nuk ka opozitë. Rama ka fituar mandatin e tretë sepse Luli ja dha të gjitha, pushtetin lokal dhe cdo gjë. Kjo ishte lojë e Sorrosit. Në PD kryetar është Rama, nënkryetar është Basha. Ku ka hetim dhe drejtësi në Shqipëri, këtu ska asgjë, këtu u fot Koka i vogël në burg por bashkëpunëtorët janë jashtë. Ja them me sinqeritetin më të madh, me Berishën brenda vitit do të ketë zgjedhje të parakohshme. Njof burrërinë e Berishës dhe Metës nëse të japin fjalën e mbajnë nuk janë si Basha që të thyen në besë. Nuk do të vonojë protesta e radhës, madje mund ta them që nesër do të jetë më e fuqishme. Protesta do të zhvillohet në dy vende Kryeministri dhe PD”, tha Maliqi.

Marrë nga Fax News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu