“Nëse shoh dikë tërheqës këmbët e mia këputen”, njihuni me 32-vjeçaren që vuan nga çrregullim i rrallë i trurit: Është e turpshme, isha në pazar dhe…

0

“Nëse shoh dikë tërheqës këmbët e mia këputen”, njihuni me 32-vjeçaren që vuan nga çrregullim i rrallë i trurit: Është e turpshme, isha në pazar dhe…

Një mama që vuan nga një çrregullim i trurit, shmang kontaktin me sy me këdo që është tërheqës në mënyrë që të mos humbasë kontrollin e trupit të saj.

Kirsty Brown 32 vjeç nga Anglia vuan nga katapleksia që do të thotë se çdo emocion i fortë mund të shkaktojë paralizë të menjëhershme të muskujve. Mesatarisht në ditë ajo pëson pesë sulme në ditë, por në një ditë të keqe ajo mund të ketë deri në 50 sulme që do të thotë se nuk mund të largohet nga shtëpia.

Nëna e dy fëmijëve është e detyruar të mbajë kokën ulur në publik për të shmangur dëmtimin e vetes kur gjunjët e saj shtrëngohen.

“Është kaq e turpshme. Unë isha një herë në pazar dhe pashë dikë tërheqës dhe unë duhej të kapesha mbi kushëririn tim për mbështetje. Nëse e shoh dikë tërheqës, këmbët e mia thjesht këputen kështu që përpiqem të mbaj sytë poshtë për sigurinë time”, është shprehur Kirsty.

Gjendja e saj zakonisht lidhet me çrregullimin e gjumit, narkolepsinë dhe gjithashtu mund të shkaktohet nga zemërimi, të qeshura, frika dhe zhurmat e mëdha.

“Duke marrë parasysh se është një çrregullim i gjumit, unë nuk fle shumë dhe kur fle, nuk është një gjumë i thellë kështu që nëse jam vërtet e lodhur, kam sulme më shumë se zakonisht. Mund të kem një sulm kur ndodhem tek shkallët nëse janë të pjerrëta sepse nuk më pëlqejnë lartësitë. Unë po përpiqem të gjej një shtëpi të re që nuk ka shkallë. Një sulm mund ta shkaktojnë edhe zemërimi apo e qeshura kur unë dhe motrat e mia ose grindemi ose qeshim me njëra-tjetrën. Edhe nëse thjesht e shoh veten qesharake, mund të kem një sulm. Ka pasur raste kur kam debatuar dhe unë jam rrëzuar gjë që i jep fund argumentit”, shprehet ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu