Nesër fillojnë provimet e maturës, Durrësi me rënie të numrit të maturantëve

0

Rreth 2500 maturantë në 32 gjimnazet e qytetit të Durrësit do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore, gjuhës së huaj. Ndërsa rreth 139 të tjerë janë përsëritës nga viti i kaluar.Për mbarëvajten e procesit janë angazhuar përgjegjësit e administrimi së bashku me përfaqësues të Zyrës Arsimore.

Rreth 2500 maturantë në 32 gjimnazet e qytetit të Durrësit do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore, gjuhës së huaj. Ndërsa rreth 139 të tjerë janë përsëritës nga viti i kaluar.Për mbarëvajten e procesit janë angazhuar përgjegjësit e administrimi së bashku me përfaqësues të Zyrës Arsimore.Rreth 500 mësuesit do të angazhohen si administratorë provimesh për Zyrën Vendore Arsimore Durrës në 13 qendrat e provimit.

Për shkak të pandemisë, masat këtë vit do të jenë edhe më strikte për maturantët, ata duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30 të mëngjesit, ku do t’iu matet temperatura dhe do të kryhen procedurat e nevojshme para nisjes së testit në orën 10:00, i cili do të zgjasë dy orë.

Në bashkinë Durrës këtë vit ka një rënie të numrit të maturantëve me 100 maturantë më pak se viti i kaluar ku u regjistruan 2600 maturantë në mbyllje të ciklit të studimeve parauniversitare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu