Nesër mungon Marash Kumbulla/ Mbrojtësi nuk do jetë me kombëtaren në ndeshjen me Anglinë

0

Kombëtarja nisi përgatitjet për ndeshjen e së dielës ndaj Anglisë me një lajm jo shumë të mirë.

Trajneri Reja nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Marash Kumbulla që shfaqi shqetësime dhe të dielën niset drejt Romës. Trajneri Edy Reja nuk i shfaq shumë i shqetësuar për mungesën e tij teksa tha se e ka alternativën për Kumbullën

“Kemi zgjidhje të tjera, kemi Ismajlin, Gjimshitin dhe Veselin që mund ta aktivizojmë në atë rol. Te Salernitana luan në qendër të mbrojtjes në krahun e majtë. Nuk mendoj se do të kem probleme në fazën mbrojtëse, kushdo të zbresë në fushë do të bëjë mirë. Më vjen keq për Kumbullën se po bënte mirë, por nuk donim të rrezikonim me të”

Sa i përket Anglisë, Reja theksoi se motivimi është por duhet luajtur me zgjuarsi.

“Anglia është skuadër e fortë dhe ka shumë lojtarë të rinj me perspektivë. Ka shumë kualitete. Kejn është e tashmja, por ka edhe lojtarë si Foden e Mount që janë të rinj dhe kanë kohë për të treguar aftësitë për të ardhmen. Duhet të tregohemi të kujdesshëm në aspektin fizik pasi anglezët janë të shpejtë dhe agresivë. Ne duhet të japim më të mirën tonë, por nuk mund të luajmë në mbrojtje 90 minuta duhet edhe të krijojmë. E respektojmë Anglinë, por kjo do të jetë tjetër ndeshje nga ajo që ata luajtën me San Marinon.” tha Reja.

Edhe kapiteni Berisha vuri në dukje kualitetet e Anglisë duke theksuar se kjo sfidë duhet përgatitur sa më mirë.

“Anglia është një ekip jashtëzakonisht i fortë. Po të shohësh lojtarët, kanë cilësi për të krijuar raste e për të fituar ndeshje. Do mundohemi t’ia vështirësojmë gjërat dhe të marrim dicka nga kjo sfidë. Nëse marim një fitore do të na i bëjë gjërat më të lehta për ndeshjet e tjera të kualifikueseve” tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu