Nevada vendos fituesin, 6 votat elektorale që i duhen Biden për t’u shpallur zyrtarisht president

0

Nevada është shteti qe mban peng shpalljen e fitores nga Joe Biden, të cilit i duhen dhe 6 vota elektrorale, që të mund të sigurojë mandatin e parë për president. Biden ka aktualisht sipas projeksioneve të Fox News 264 vota elektorale, përkundrejt 214 që ka Donald Trump.

Pikërisht Nevada nxjerr 6 vota elektorale, dhe ku sytë e të dyja kampeve politike janë kthyer pikërisht nga kutitë e këtij shteti, ndërkohë që vijojnë akuzat për parregullsi.

Joe Biden kryeson me 49.3% të votave në Nevada, ndërsa Donald Trump e ndjek me 48.7%, kur janë numëruar 75% e të gjitha fletëve të votimit. Prej mbrëmjes së djeshme procesi në këtë shtet duket se ka ngecur, dhe rinumërimi i votave pritet që të fillojë gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë që në të tre shtetet e tjera ku ka dhe pak vota për të numëruar, Pensilvani, Karolinën e Veriut dhe në Xhorxhia, Trump është duke kryesuar në raport me Biden, e kur janë numëruar shumica e votave.

Kujtojmë se Biden arriti që të siguronte gjatë ditës së djeshme dy shtete të rëndësishme Wisconsin dhe Michigan, ndërkohë që djali i presidentit aktual Eric Trump, akuzon se ata (demokratët) po bëjnë kërdinë në zgjedhje.

“Ata po shkatërrojnë procesin zgjedhor në këtë vend” tha Eric Trump, referuar demokratëve, duke folur në Filadelfia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu