“Nga data 10, deri ditën e zgjedhjeve asnjë polic në rrugë”, Murrizi në Kuvend

0

 

Në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ka mbajtur fjalën e tij lidhur me ndryshimet në kodin rrugor edhe deputeti Myslym Murrizi.

Murrizi tha se gjatë datave të caktuara deri në ditën e zgjedhjeve nuk kishte pasur kontrolle në rrugë nga policia dhe as gjoba. Ndërsa ky aksion policor sipas tij, filloi vetëm pasi u shpall fitorja e PS.

Më tej ai bëri propozimin që gjobat e vendosura gjatë pandemisë, dhe lejet e drejtimit që ishin sekuestruar të ktheheshin.

“Nga data 10 prill deri në ditën e zgjedhjeve, asnjë polic në rrugë, pastaj pas 3 a 4 ditëve kur filloi të dilte në pah, rezultati i fitores, aksion i madh i policisë, që fshiheshin nëpër ferra.

Ftoj gjithë mazhorancën që të marrë një nismë për faljen e të gjitha gjobave të vëna gjatë pandemisë, si edhe të kthejnë patentat për njerëzit të cilët për shkaqe shëndetësore mund të kenë shkelur kufizimin e orarit duke mos marrë leje.

Shpreh votën time pro ndryshimeve të këtij kodi rrugor dhe pres nga mazhoranca që të miratojë një amendament për faljen e të gjitha shkeljeve rrugore të bëra gjatë kësaj kohe të pandemisë”- u shpreh Murrizi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu