Nga dhuna ndaj nënës dhe motrës e deri te vjedhjet, policia e Elbasanit arreston 2 shtetas dhe ndjek penalisht 5 të tjerë

0

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 5 të tjerë, si dhe shpallet në kërkim 1 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. H., 29 vjeç, banues në fshatin Stanaj, Belsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, në mënyrë të përsëritur, ndaj babait të tij, shtetasit S. H.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin J. A., 31 vjeç, banues në lagjen “Sporti”, Gramsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës se tij, shtetaseve V. D., dhe L. Ll.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasit:

-Rr. J., 56 vjeçe, banuese në Gramsh dhe A. O., 56 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, për veprën penale “Moslëshimi i kuptonit tatimor”, pasi kanë shitur në bizneset e tyre, materiale drusore dhe ndërtimi, pa lëshuar kupon tatimor.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasit:

-Sh. R., 24 vjeç, banues në fshatin Gjonme, Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 24.05.2022 në lagjen “Kala”, Elbasan , ka vjedhur një sasi parash, në banesën e shtetasin A. B;

-S. D., 52 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”, Elbasan, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi R. B., duke pretenduar se 52-vjeçari e ka kërcënuar me anë të telefonit;

-si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. P., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, për veprën penale “Kanosja”, pasi në fshatin Dobaj, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka kanosur me fjalë, shtetasin A. H.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin :

-A. H., 17 vjeç, banues në fshatin Hysë, Belsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit Sh. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu