Nga e hëna rihapet transporti detar. Por ja kush do të lejohet dhe kush nuk do të lejohet të hipë në traget

0

Nga e hëna rihapet transporti detar vetëm për pasagjerët e huaj dhe shqiptarë që punojnë në Itali! Për turistët dhe qytetarët e thjeshtë hapen nga 1 korriku

Dita e hënë 22 qershor 2020 shënon hapjen e të gjitha linjave të transportit ndërkombëtarë të pasagjerëve. Lajmi u dha nga Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë , e cila thekson se respektimi i masave anticovid dhe informimi për kufizimet e mundshme të udhëtimit në vende të tjera do të jetë përgjegjësi e shoqërive të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve, të cilat duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm dhe të informojnë pasagjerët.

“Shoqëritë e Transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve do të jenë përgjegjëse edhe për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga portet e Republikës së Shqipërisë dhe destinacionin e synuar si dhe rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në destiancionin ku ata do të mbërrijnë”, thuhet në njoftim.

Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare theksojnë se “Duke marrë në konsideratë kërkesat e operatorëve të licensuar në transportin detar të pasagjerëve dhe deklaratën e Komisionit Evropian të datës 11 qershor 2020, për heqjen e kufizimeve të udhëtimit duke filluar nga 1 Korrik 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke nisur nga dita e hënë, 22 Qershor 2020, do të lejohen te gjitha linjat e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve”

Monitorimi i zbatimit të masave anticovid do të bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Pas situatës që krijoi pandemia në gjithë botën transportoi detar për pasagjerët u pezullua, ndërsa 22 qershori shënon rihapjen e tij, edhe pse rastet me covid-19 në vendin tonë po rriten dita ditës. Ndërsa në lidhje me transportin e mallrave, nuk ka qenë i bllokuar asnjëherë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu