Nga Pishkashi dhe Stëbleva, deri në Gjinar, akset rrugore që duhet të keni kujdes. Komunikata e Shtabit Emergjencave Elbasan

0

 

Informacion i ores 8.30 per Qarkun Elbasan
Sipas informacioneve te marra, rezulton se ne qarkun Elbasan nuk kemi pasur reshje shiu dhe aktualisht kemi mot te vrenjtur.
Vazhdojne disa problematika ne akset rrugore. Ne aksin rrugor Elbasan-Qafe Thane ne Pishkash vazhdon prezenca e firmes kontraktuese per pastrimin nga inertet dhe aluvionet qe bien here pas here.

Ne aksin rrugor Elbasan-Gjinar ne Derstile qarkullimi kryhet ne nje krah pasi kemi shembje dhe rruga ka ceduar. Nga firma kontraktuese po mbushet me material deri ne percaktimin e sakte te shkakut te cedimit. E njejta problematike eshte dhe ne aksin rrugor Librazhd-Stebleve ku ne km 5 kemi cedim te rruges dhe firma kontraktuese ben mbushjen me material te saj.

Lumenjte diten e sotme kane pasur prurje me te vogla se diten e djeshme pra nen nivelin mesatar por gjithsesi jane nen monitorim. Aktualisht uji eshte terhequr nga siperfaqet e permbytura diten e djele dhe nuk kemi me siperfaqe nen uje.

Furnizimi me energji elektrike pritet te rikthehet energjia ne disa familje ne Nj. A Lunik bashkia Librazhd. Gjithashtu pritet rikthimi energjise diten e sotme edhe ne fshatin Polis Vale Nj.A Shushice.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu