Ngarkesa nga Ekuadori, Artan Hoxha: Si u hap kontejneri në Durrës.Policia asnjë shenjë, u ndërruan kapakët…

0

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje për kapjen e 12 kg kokainë në një kontejner me banane disa ditë më parë në portin e Durrësit. Në studion e ABC, Hoxha tha se është e çuditshme që u kap një sasi aq e vogël lënde narkotike, ndërkohë që ka bërë një rrugë të gjatë nga Ekuadori për të mbërritur në Shqipëri.

“Ndryshe nga rasti kur u kap 12 kg kokainë, kur ndodhi që kontejneri kaloi në skaner dhe skaneri e konstatoi se ka lëndë narkotike. policia e hapi dhe e njoftoi kompaninë. U paraqiten aty shoferi i pronarit dhe vëllai i pronarit. Në këtë moment u arrestuan. Ne thamë pse nuk u la të shkonte të destinacion. Thamë që një sasi e vogël ishte rast i rrallë, ose po testohej linja ose ka qenë një ngarkesë tjetër dhe nuk është kapur. Sasia e kokainës aq e vogël vjen në rastin për të testuar linjës ose është vetëm një pjesë e sasisë dhe tjetra ka kaluar. Për këtë unë do ta shpjegoj. Autoritete tona u mjaftuan për të futur brenda banane pjekësin dhe shoferin, nuk e bënë që të zbulonin deri në fund kush është rrjeti. Ndërsa autoritetet u morën me këtë kompaninë “Alba Exotic Fruit” ,” u shpreh ai.

Gazetari ka zbuluar të tjera zhvillime që kanë ndodhur gjatë kësaj jave. Hoxha tha se një kontejner i mbërritur po në këtë rrugë me banane është konstatuar i dëmtuar në pjesën frigoriferike. Dëmtimi është zbuluar nga kompania që merret me mbikëqyrjen. Lidhur me këtë rast policia dhe prokuroria nuk kanë bërë asnjë hetim dhe e gjithë historia është mbyllur duke i vendosur dy kapakë të rinj kontejnerit.

“Po gjatë javës së kaluar ditën e shtunë kompania që merret me mbikëqyrjen e kontejnerëve, kontrollin fizik. Kompania që bën këtë gjë ka konstatuar se në një nga kontejnerët që kanë ardhur nga Ekuadori, ishte vërejtur nga jashtë një ndërhyrje në pjesën frigoriferike. Bëhet fjalë për një kontejner tjetër që ishte po ashtu me banane. Për llogari të kësaj kompanie kanë ardhur 15 kontejnerë. Një nga kontejnerët që u hap ishte ajo që u gjet kokainë. Në pritje ishin 8 kontejnerë të tjerë, janë edhe tetë të tjerë në port që si ka marrë. E njoftojnë kompaninë, i thotë në kontejnerin tuaj me këtë numër vërejmë se në pjesën e jashtme kontejneri është dëmtuar. Merrni masa për prodhimin që keni brenda se po nuk punoi frigoriferi dëmtohet. Kontejnerët kur vijnë nga jashtë nuk kalojnë direkt në skaner, por shkarkohen dhe rrinë në pritje deri kur u vjen radha. Askush nuk e di se çfarë ka brenda. Gjatë kohës që kanë ndërhyrë në port, tek i dyti nuk i kishte ardhur radha për në skaner. Kompania që merret me mbarëvajtjen thotë që nuk punon frigoriferi se është hapur. Kompania vetë i thotë ka ndodhur kjo gjë, por njoftoni policinë. Kontejneri nuk kishte kaluar akoma në skaner. Në vend që të fillonin hetimet për këtë punë. Kur preket pjesa frigoriferike e kontejnerit ka lëndë narkotike. Hetimi duhet të fillonte, këqyrja e kamerave të sigurisë për të parë pse është ndërhyrë në atë kontejner. Linja që ka bërë ky kontejner, është identike sepse ka ardhur bashkë me të parin që u kapën 12 kg. Kjo ka qëndruar në heshtje dhe është gjetur zgjidhja duke i vënë dy kapakë të rinj dhe është njoftuar kompania e keni në rregull. Kjo këtu është pjesa frigoriferike. Edhe në rastin e orizit këtu ishte vendosur, në 2019. Shikojini si ka qenë dje dhe si i janë vendosur kasat sipër,” u shpreh ai, ndërsa ka publikuar edhe email-in që kompania mbikqyrëse ka njoftuar kompaninë për dëmtimin e njërit prej kontejnerëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu