Ngjarja në Tiranë/ Zjarri nisi në bodrum nga bombula, gjyshja doli nga banesa, foshnja mbeti brenda

0

TIRANË– Flakët e zjarrit në banesën në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë të cilat morën jetën e foshnjes 6 muajshe, nisën në bodrum. Dyshohet se zjarri ka shpërthyer nga bombola që përdorej për gatim.

Në momentin e ngjarjes në banesë ka qenë vetëm gjyshja bashkë me foshnjën ndërsa nëna nuk ndodhej aty.

E moshuara mundi që të dalë nga banesa në momentin që ka konstatuar flakët, ndërsa foshnja mbeti mes tymit derisa mbërriti zjarrfikësja. Ishte ndëryrja e dy forcave zjarrfikëse ato që bënë të mundur që foshnja mundi të dalë e gjallë nga banesa, por humbi jetën në spital për shkak të asfiksisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu