Ngjarje e rëndë/ 50-vjeçari vetëvritet me armë zjarri, vuante nga depresioni

0

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjtje në Tiranë, ku një 50 vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri.

Policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pëllumbas, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi D. M., rreth 50 vjeç.

Ndërkohë familjarët kanë bërë me dije se viktima vuante nga depresioni.

“Rreth orës 15:00, në fshatin Pëllumbas, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi D. M., rreth 50 vjeç.

Nga deklarimet e familjarëve rezulton se  shtetasi D.M, vuante nga depresioni.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu