Ngjarje e rëndë! Dy vajza bien nga kati i 4-të i një ndërtese në Ferizaj, ndërron jetë njëra prej tyre

0

KOSOVË- Një vajzë 15 vjeçare ka vdekur ndërsa një 18 vjeçare ka marrë lëndime të rënda pasi kanë rënë nga kati i katërt i një banese në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sandër Prosi” të Ferizajt të shtunën në mbrëmje, sipas policisë së Kosovës.

“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të i një objekti banesor. Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ( nē gjendje të rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë”.

“Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetē, kjo e konfirmuar nga mjekët, ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjecare. Policia Rajonale e Ferizajt, hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, ka thënë zëdhënësi i policisë për Ferizajn, Kanun Veseli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu