Ngjarje e rëndë në Itali/ Djali u gatuan darkën prindërve por brenda i fut helm, vdesin të dy

0

Një 19 vjeçar nga Bolonja, Alessandro Asoli ka helmuar nënën dhe babain e tij, i cili humbi jetën menjëherë ndërsa nëna e tij u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Djali u arrestua në shtëpinë e gjyshërve të tij dhe po merret në pyetje pasi ai iu dha helm prindërve në darkën që kishte gatuar vetë.

Në kuzhinën e banesës u gjet gjithashtu një gotë me një substancë brenda që do të analizohet nga mjekësia ligjore. Alarmi u ngrit nga disa fqinjë, të cilët dëgjuan britma dhe zhurmë nga banesa. Stafi shëndetësor e gjeti çiftin në gjendje kritike, ku 57-vjeçari vdiq në vend ndërsa gruaja u dërgua me urgjencë në spitalin Maggiore në Bolonjë.

Mediat italiane kanë raportuar se substanca që djali dyshohet të ketë përdorur për të helmuar nënën e tij dhe partnerin e saj ende nuk është analizuar, por nga hipotezat e para mund të jetë një përbërje kimike e blerë në internet dhe e futur në një pjatë makarona me salmon që ai kishte përgatitur për të darke. infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu