Ngjarje e rëndë në Tiranë/20 vjeçari i jep fund jetës duke rëne në kontakt me rrymën elektrike

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Re të Tiranës, ku një 20 vjeçar ka humbur jetën për shkak se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Bëhet me dije se 20 vjeçari A.M ishte duke punuar në lavazhin e vëllait të tij por ka rënë në kontakt me rrymën dhe është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 20:25, në Unazë të Re, shtetasi A.M., rreth 20 vjeç, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu