Ngjarje tragjike/ Dy vëllezërit shqiptarë ndërrojnë jetë brenda pak orësh

0

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në Suharekë të Kosovës, ku dy vëllezër shqiptarë kanë ndërruar jetë brenda 24 orësh.

Mësohet se ata ishin mjaft të lidhur me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për vëllezërit, Musli dhe Imer Hasani, të cilët kishin katër vite diferencë.

55-vjeçari Musli Hasani ndërroi jetë i pari, si pasojë e një ataku kardiak.

Pa e përcjellur ende për në banesën e fundit, edhe Imeri, i cili në trojet kosovare njihej si muzikant i muzikës rapsodike, fatkeqësisht u nda nga jeta, pasi edhe ai pësoi sulm në zemër për shkak të dhimbjes së madhe që i la largimi nga jeta i të vëllait.

Dy vëllezërve Hasani iu dha lamtumira e fundit në Suharekë, ku ata do të prehen në paqe pranë varrit të të atit.

Për shkak të pandemisë, në ceremoninë mortore nuk u mundësua pjesëmarrja e vëllait tjetër të tyre, i cili jeton përtej kufirit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu