Nis Asambleja e Përgjithshme për zgjedhjet e presidentit të ri në FSHF, kandidatët kërkojnë votëbesimin….

0

Ka nisur sot Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore, ku do të votohet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit në 4 vitet e ardhshme.

Në këtë garë përballë janë tre kandidatë: Kreu aktual i FSHF, Armand Duka, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha.

Sa i takon garës për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, në garë janë: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho, Vasil Bicaj dhe Ylli Ҫekiҫi.

“Jemi gjithmonë bashkë për zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Jam këtu për të kërkuar votën tuaj për të zhvilluar akoma edhe më shumë futbollin shqiptar pasi ne jemi ishulli më i zhvilluar i këtij vendi. Jemi të 60 në botë për arritjet e këtij sportit. Kemi pasur vështirësi pasi kemi pasur buxhete minimale, së bashku kemi punuar me pasion për të mirën e futbollit. Kemi hedhur themelet e forta për zhvillimin e lojës më të bukur në botë. Nuk e kishim menduar kurrë që në Tiranë të zhvillohet një finale e madhe e kompeticionit të madh evropian sportiv. Sot kërkoj mbështetjen tuaj sepse e3 dua këtë institucion për të arritur sa më shumë suksese së bashku. Gjatë kësaj periudhe kemi dëgjuar sharje ofendime por nga ana tjetër kemi parë rezultatet konkrete dhe projekte për të zhvilluar futbollin ndaj ju duhet të zgjidhni rrugën e duhur”, tha Armand Duka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu