Ballina POLITIKE Nis gara Berisha-Elezi, ja sa është numri i anëtarëve që pritet të...

Nis gara Berisha-Elezi, ja sa është numri i anëtarëve që pritet të votojnë sot për kreun e PD (Qarqet)

0

Ka nisur procesi i votimit të Komisionit të Rithemelimit, për zgjedhjen e kryetarit të PD, një garë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kreut të Partisë Demokratike në Kukës Ibsen Elezi.

Fushë-Krujë

Gazetari Ersid Karaj raporton për InfowebTv se në Fushë-Krujë, janë 800 anëtarë që do të votojnë pranë selisë së partisë. Ndërkohë, 1200 anëtarë të Krujës votojnë në dy qendra votimi, tek selia e partisë në Krujë dhe në një ambient të përshtatur për votimet në Thumanë.

Lezhë

Votimi ka nisur edhe në qarkun e Lezhës. Gazetari Arben Boriçi raporton se në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë afro 6000 anëtarë me të drejtë vote që do përzgjedhin sot kreun e Partisë Demokratike.

Lushnje

Në Lushnje pritet të votojnë 1825 anëtarë, ndërsa në Divjakë 820 anëtarë. Gazetarja Vasilika Puka raporton se edhe në këto dy qendra ka nisur tashmë votimi.

Berat

Në Berat, gazetarja për InfowebTv raporton se votohet në selinë e PD Berat dhe se janë 2300 anëtarë. Ndërkohë në Kuçovë votohet në selinë e PD dhe janë 1500 anëtarë. Në Dimal votohet në selinë e PD dhe janë 870 anëtarë, ndërsa në Skrapar votohet sërish në selinë e partisë dhe janë 630 anëtarë. Sakaq, në Poliçan pritet të votojnë 930 anëtarë.

Gjirokastër 

Votimi ka nisur edhe në qarkun Gjirokastër. Të gjithë̈ anëtarët me të drejtë vote, duhet të kenë̈ me vete kartën e identitetit si dhe çdo kartë të vlefshme  anëtarësie. Në Gjirokastër pritet të votojnë 1200 anëtare, në Tepelenë 256 anëtarë, në Këlcyrë 570 anëtarë, në Përmet 470 anëtarë, në Memaliaj 300 anëtarë, duke shkuar në total në 2796 anëtarë.

Korçë

Korça ka një qendër votimi në zyrën e degës, numri i listës është 2800 ndërsa aktivë janë 1100 anëtarë. Pogradeci ka 2 qendra votimi në  zyrën e degës së qytetit dhe në Proptisht, numri i listës është 1400 lista ndërsa aktivë janë 700. Devoll, një qëndër votimi në zyrën e degës në qytet,numri i listës 2400 anëtare ndërsa aktivë janë rreth 1000. Maliq, ka dy qëndra votimi, një në zyrën e degës dhe tjetra në ish komunën Pojan. Numri i listës 2200 anëtarë ndërsa aktivë 1000. Erseka, ka 2 qendra votimi një në zyrën e degës në Ersekë dhe tjetra në një ish farmaci në qëndër Leskovik. Numri i anëtarëve është 700, ndërsa aktivë rreth 400.

Fier

Sakaq, ka nisur procesi i votimit për kryetarin e ardhshëm të Partisë Demokrati  në qarkun e Fierit. Në këtë Fier pritet të votojnë 2000 anëtarë. Në Patos do të votohet në 1 qendër votimi me afërsisht 1400 anëtarë, në Mallakastër në 1 Qendër Votimi me 950 anëtarë dhe në Roskovec do të votohet në 2 Qendra Votimi me afërsisht 700 anëtarë. Procesi ka nisur i qetë në orën e përcaktuar, ora 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00

Kukës

Edhe në qarkun Kukës ka nisur votimi, ku pritet që të votojnë rreth 1200 anëtarë.

Dibër

Nis procesi i votimit për kryetarin e PDSH në Dibër, Bulqizë dhe Mat. Gazetari për InfowebTv raporton se në Dibër qendra e votimit është në pallatin e kulturës dhe do të votojnë 1150 anëtarë të PD. Në Bulqizë kutisë së votimit do ti drejtohen 2200 anëtarë,ndërsa qendra e votimit është në pallatin e kulturës. Në Mat dhe Klos qendra e votimit është 1 në pallatin e kulturës në Burrel dhe do të votojnë 1300 anëtarë. Procesi ka nisur në 8:30 rregullisht, pa probleme.

 

Durrës

Ka nisur edhe në Durrës procesi i votimit të Komisionit të Rithemelimit, për zgjedhjen e kryetarit të PD. Gazetarja Elitjona Doko raporton për InfowebTv se janë ftuar 2000 anëtarë të PD Durrës, për të votuar njërin nga kandidatët mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ibsen Elezit.

Votimi po zhvillohet në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu”, ku janë vendosur 2 qendra votimi.

Të gjithë anëtarët me të drejtë vote, duhet të kenë me vete kartën e identitetit si dhe çdo kartë të vlefshme anëtarësie.

Procesi ka nisur i qetë në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu