Nis vaksinimi i efektivëve të policisë, Rama: Amerikanët e rendisin Sinovac të parën për efikasitet

0

Mëngjesin e së shtunës ka nisur vaksinimi i efektivëve të Policisë së Shtetit, ku u lajmërua më herët se sot do i nënshtrohet këtij procesi, të paktën 500 policë. Vaksinimi siç dihet do bëhet në stadiumin “Air Albania”, ku nuk ka munguar prania e kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Duke parë nga afër procesin, Rama foli për sigurinë e vaksinës kinezë që është sulmuar dhe kritikuar. Kryeministri gjatë fjaës së tij, pasi uroi efektivët, tha se vaksina Sinovac, sipas një artikulli amerikan, është e para sa i takon efikasitetit.

“Dje ishte interesant kishte nxjerrë New York Times një artikull ku thoshte se Sinovac ishte i pari në efiçencë,” tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu